Please enter at least 3 characters.

UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe IPKO FOUNDATION organizojnë UPSHIFT: Social Impact Workshop

2019/03/Upshift_WebbannerArtboard-1@2x.png

Dëshironi të bëheni agjent i ndryshimeve në komunitetin tuaj?

Përmes pjesëmarrjes në punëtorinë UPSHIFT ju do të:

  • Zhvilloni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale
  • Zgjidhni sfida shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
  • Mësoni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
  • Shoqëroheni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
  • Fitoni deri në 1,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të rinjtë nga Deçani, Dragashi, Gjakova, Mamusha, Malisheva, Peja, Prizreni ose Rahoveci;
  • Të rinjtë nga 14 – 24 vjeç;

Të gjitha shpenzimet gjatë tri ditëve të punëtorisë mbulohen nga IPKO Foundation/UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Aplikantët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me ekipin e IPKO Founadtion përgjatë punëtorisë UPSHIFT, si dhe në fazën e zhvillimit dhe implementimit të projekteve inovative.

Si të aplikoni:

Krijoni një ekip prej 4 – 5 anëtarë dhe plotësoni formën e aplikimit këtu: APPLICATION FORM

Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: upshift@ipkofoundation.org ose në +383 (0) 49 196 655,  +383 (0) 44 816 574.

Afati i fundit për aplikim është data 5 Prill, 2019. /Telegrafi/Artikull i sponsoruar