Please enter at least 3 characters.

Udhërrëfyesi për të rritur një fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe kujdesshëm

2016/04/32540c2.jpg

Këto fraza mund të bëjnë magji, pasi që e mësojnë fëmijën tuaj se si të dashuroj dhe të ketë besim, të ndaj lumturinë dhe gëzimin me të tjerët dhe të vlerësoj atë që ka.Gjërat që duhet t’jua thoni atyre:

- “Të dua pavarësisht se çfarë”

- “Nëse do të kisha pasur mundësinë të zgjedhja çdo fëmijë në botë, do të kisha zgjedhur ty”

- “Të dua aq shumë saqë nuk mund të imagjinosh”

- “Faleminderit”

- “Kam kaluar kohë të mrekullueshme duke luajtur me ty sot”

- “Kujtimet më të mira i kam të ditëve kur kemi bërë diçka së bashku”

Tregoni atyre:

- Historinë e lindjes apo adoptimit të tyre

- Sa shumë ju pëlqen të përqafoni apo t’i puthni

- Se si e keni zgjedhur emrin e tyre

- Histori rreth vetes suaj kur keni qenë në moshën e fëmijës

- Historinë se si janë takuar prindërit dhe gjyshërit e fëmijës

- Rreth ngjyrave tuaja të preferuara

- Rreth planeve tuaja për të ardhmen

Dëgjoni:

- Çfarë fëmija yt thotë kur je duke vozitur

- Çfarë fëmija thotë për lodrat e saj/tij dhe provoni të kuptoni se sa të rëndësishme janë për ta

- Çdo pyetje që e bëjnë dhe problemin që e shpjegojnë.

Bëni pyetje si:

- Pse mendoni se ndodhi kjo?

- Çfarë mendon se ndodhë nëse...?

- Si mund ta zbulojmë këtë?

- Çfarë je duke menduar?

- Cili është kujtimi yt më i bukur?

Mësoni dhe tregoni atyre:

- Si të bëjnë diçka të caktuar, në vend se t’jua ndaloni.

- Si të fishkëllejnë

- Si të prenë ushqimin

- Si të palosin rrobat

- Si të kërkojnë informacione kur nuk e dinë përgjigjen

- Si të kujdesen për higjienën e tyre dhe të mbajnë vijën e trupit /Telegrafi/