Please enter at least 3 characters.

U zhvendos në një shtëpi të re dhe zbuloi një dhomë të fshehur - por ajo çfarë gjeti brenda mureve ishte ende më trishtuese!

2021/06/Shtepia-1.png

Një grua e cila u zhvendos në një shtëpi të re u befasua pasi zbuloi një dhomë të fshehur – por ajo që gjeti brenda mureve ishte ende më trishtuese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kam Mee dokumentoi procesin në TikTok, ku shikuesit e shqetësua e paralajmëruan atë se pronarët e mëparshëm ndoshta e mbyllën dhomën për një arsye.

Në një video e cila ka grumbulluar pothuajse tre milionë shikime, Kam filmoi burrin e saj duke hequr një panel nga muri në shtëpinë e saj të re.

Por të fshehura brenda mureve që ndanin dhomën tjetër ishin një seri fotografish bardh e zi, të gjitha me shenja në pjesën e pasme, si dhe letra të shkruara me dorë.

Njëra nga fotografitë tregonte një burrë, që ishte mbase në fund të 50-ave të tij, duke mbajtur një peshk të madh në njërën dorë dhe një shufër peshkimi në tjetrën.

Por një tjetër tregoi një djalë të vogël me makinë ‘go-kart’, pranë me atë që duket një njeri pa kokë, gjë që Kam tha shpreson se ishte shkaktuar nga ekspozimi i fotos. /Telegrafi/