U turpërua nga Spanja, Joachim Low mund të shkarkohet nga Gjermania
Joachi Low mbrëmë (e marte) e ka përjetuar humbjen më të thellë në karrierë, pasi është mposhtur 6-0 në udhëtim te Spanja.
Lojtarët e Gjermanisë ishin të pafuqishëm përballë Furisë së Kuqe që me Ferran Torresin e mbushën Manuel Neuerin me gola në Ligën e Kombeve.
Low tentoi që me disa zëvendësime të shmangte humbjen e thellë, mirëpo spanjollët tashmë kishin fituar zemër dhe nuk ndaleshin me sulme.
Në anën tjetër, deri në minutën e 80-të, Gjermania kishte vetëm një goditje në drejtim të portës së vendasve dhe ajo për më shumë ishte e bllokuar.
Spanja e ‘tmerron’ Gjermaninë duke i shënuar gjashtë herë, Ferran Torres e mbyll ndeshje me het-trik
Nga ky turpërim, Bild Sport bën të ditur se Joachi Low pritet të shkarkohet nga Die Manschaft në ditët në vijim.
Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve ka përfunduar për Gjermanët, që dështuan të futen në “Final Four”, për të garuar më pas me kombëtaret e tjera për trofeun e garës më të re të UEFA-s. /Telegrafi/


