Please enter at least 3 characters.

U sulmua nga peshkaqeni, dërgohet menjëherë në spital – momenti kur zhytësi i mbuluar me gjak del zvarrë nga uji

2019/08/Photo-E-Guy-Harvey-filming-Tiger-Shark-680x407.jpg

Një zhytës i gjakosur është filmuar duke dalë zvarrë nga uji, pasi pësoi një sulm të tmerrshëm nga peshkaqeni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për peshkatarin e shpëtuar nga ujërat e Miami, Florida, SHBA.

Siç bëhet e ditur tutje, anëtarët në bordin e një anije të Hot Shot Charter ishin të shpejtë për të aplikuar ndihmën e parë për burrin e mbuluar me gjak nga koka deri tek këmbët.

Pasi u nxor, pamjet tregojnë burrin të shtrirë në shpinë. Ai vazhdimisht i thotë anëtarit të bordit Kayle Evans: "Peshkaqen, peshkaqen, peshkaqen".

Burri që shihet duke mbajtur krahun lart mbi kokë, duke treguar sesa i dëmtuar ishte është dërguar menjëherë për trajtim në spital. /Telegrafi/