U rrahën mes vete, policia arreston një sirian dhe një palestinez në Prishtinë
11/05/2020
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona shtetas të huaj, njëri nga Siria dhe tjetri nga Palestina, në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë.
Të njëjtit ishin përleshur mes vete. Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


