Please enter at least 3 characters.

U raportua e zhdukur gjatë ditës, gjendet 46-vjeçarja nga Ferizaj

2021/05/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gjatë ditës Bukurije Hasan Neziraj ishte raportuar e zhdukur.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

Vëllai i sajë, ka njoftuar policinë,  se motra e tij Bukurije Neziraj,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Policinë e Kosovës, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.