Please enter at least 3 characters.

U përfol për një largim nga Man City, Guardiola thyen heshtjen

Pep Guardiola ka thënë se do të qëndrojë te Manchester City, mes thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga klubi gjatë verës.

Fillimisht, Guardiola la të kuptohej se do të qëndronte për një kohë shumë të gjatë, përpara se të shtonte se nuk e di çfarë do të ndodhë.

“Në tre ose katër vitet e fundit, çdo herë në një periudhë të caktuar më pyetni për të ardhmen time. Pra, po, herët a vonë në moshën 75 ose 76 vjeçare, do të largohem nga Man City”, ka thënë fillimisht Guardiola.

"Kam edhe 18 muaj të mbetur në kontratën time. Jam shumë i kënaqur, i lumtur dhe i emocionuar për zhvillimin e ekipit”.

Kur u pyet nëse do të jetë trajner i Cityt pas këtij sezoni: “Jam këtu! Çfarë do të ndodhë, kush e di?! Kush e di?”.

"Por edhe nëse do të kisha një kontratë 10-vjeçare, ose do të kisha gjashtë muaj, futbolli ndryshon shumë!", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/