U lindën trinjakë në Rahovec, komuna i ndan një mijë euro nënës dhe foshnjave
06/10/2023
Në një familje në Komunën e Rahovecit kanë ardhur në jetë trinjakë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka treguar se në shenjë urimi dhe mbështetje iu ka ndarë 1 mijë euro nënës dhe foshnjave.
Latifi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar po ashtu se nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë. /Telegrafi/


