Please enter at least 3 characters.

U kritikua ashpër disa herë, por David Beckham puth sërish në buzë vajzën e tij shtatë vjeçare

2019/06/d4.jpg
315:"LE HAVRE, FRANCE - JUNE 27: David Beckham is seen in the stands with his daughter, Harper, and mother, Sandra Georgina West prior to the 2019 FIFA Women's World Cup France Quarter Final match between Norway and England at Stade Oceane on June 27, 2019 in Le Havre, France. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

David Beckham ‘merr’ sërish kartonin e kuq.

futbollisti i njohur u fotografua së fundmi teksa puthte në buzë vajzën e tij shtatë vjeçare, Harper, ndërsa po shikonin nga tribuna çerekfinalen e Kupës Botërore të Femrave, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ai e puthi sërish vajzën e tij në buzë, duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj saj.

Në ngjarjen e zhvilluar në Le havre të Francës, 44-vjeçari u fotografua nga fotografët teksa bënte gjestin për të cilin është kritikuar aq shpesh.

Babë e bijë duket se po shpenzonin kohë të mirë së bashku ndërsa shijonin ndeshjen dhe brohorisnin në anën angleze.

Megjithatë kritikat e shumta nuk munguan as këtë herë në hapësirën e komenteve, te fotografia që ai hodhi për fansat në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/