Please enter at least 3 characters.

Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e rimeçit me Deontay Wilder

2019/06/wilderi.jpg
279:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 01: (L-R) Tyson Fury and Deontay Wilder wait for a decision with referee Jack Reiss before a draw is announced during the WBC Heavyweight Championship at Staples Center on December 1, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder më 22 shkurt 2020 në Las Vegas, me kusht që dy boksierët t'i fitojnë dy meçet e radhës.

Dy të pamposhturit në kategorinë e peshave të rënda u ndanë baras në dhjetorin e kaluar, ashtu që titulli WBC i mbeti boksierit amerikan.

Më 14 shtator, Fury do të përballet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin në Las Vegas, derisa Wilder do të ndeshet me Luis Ortiz.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Edhe pse akoma nuk është dhënë një datë zyrtare për rimeçin mes tyre, Tyson ka thënë se marrëveshja është nënshkruar për përballjen e tyre.

"Po, rimeçi është nënshkruar për 22 shkurt në Las Vegas, Nevada. E thash në TV!", ka theksuar Fury për ESPN. /Telegrafi/