Please enter at least 3 characters.

Tyson Fury i ka bërë sërish të gjithë për vete në Las Vegas

2019/09/TysonFury1-1.jpg
342:"LAS VEGAS, NEVADA - SEPTEMBER 13: Boxers Tyson Fury (3rd R) and Otto Wallin (2nd R) face off during a ceremonial weigh-in at the KA Theatre at MGM Grand Hotel & Casino on September 13, 2019 in Las Vegas, Nevada. The two will meet in a heavyweight bout on September 14 at T-Mobile Arena in Las Vegas. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury është kujdesur sërish që të vjedhë të gjithë spektaklin në Las Vegas, madje e ka bërë të duartrokasë edhe kundërshtarin e tij, Otto Wallin, gjatë matjeve zyrtare.

Boksieri britanik i ka tejkaluar të gjitha problemet mendore dhe ato me vartësinë, dhe tash është një person mjaft i hareshëm dhe i argëton të gjithë kur është jashtë ringut.

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Edhe brenda ringut, ai arrin që të krijojë atmosferë, porse nuk harron të tregohet i rrezikshëm për kundërshtarët.

Ai ka vazhduar shfaqjen me simbole meksikane për ta nderuar festimin e Ditës së Pavarësisë së Meksikës që ka filluar këtë fundjavë.

Tyson Fury dhe Otto Wallin (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Fury shpreson për një triumf të madh ndaj Wallin, në mënyrë që t'i shërbejë si një parapërgatitje e rëndësishme para rimeçit për titullin WBC kundër Deontay Wilder që zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/