Please enter at least 3 characters.

“Turbulenca” e stjuardesave për rrogat e papaguara

2016/01/f.0331180559456_m.jpg

Nëntë stjuardesa të kompanisë ajrore spanjolle “Air Comet” të cilat u zhveshën për të pozuar për kalendarin thanë se e ndërmorën këtë hap për të tërhequr vëmendjen e publikut për situatën në të cilën gjenden.

Kompania ajrore shpalli bankrotin në dhjetor të vitit të kaluar, por u mbeti borxh nga nëntë rroga punëtorëve të vet.

Stjuardesat shpresojnë se do të fitojnë para nga shitja e kalendarëve për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. /Telegrafi/