Please enter at least 3 characters.

Tuchel: Chelsea mposhtet shumë lehtë

2022/08/tuchelfk.jpg

Pas humbjes nga Southamptoni, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se është shumë lehtë ta mposhtësh skuadrën e tij.

Blutë pësuan humbjen e dytë sezonale (2-1) në xhiron e pestë të Ligës Premier, duke pranuar dy gola, përkundër se Raheem Sterling kishte realizuar i pari.

“Nuk e di nëse ‘shqetësim’ është fjala e duhur. Mua nuk më pëlqen aspak të humb, është hera e dytë këtë sezon dhe nuk mendoj se është vështirë që të na mposht dikush dhe kjo nuk më pëlqen”, ka thënë gjermani për BT Sport.

(Foto: Twitter/Southampton FC)

Në një prononcim tjetër për BBC Sport, Tuchel është shprehur: “Është shumë lehtë të na nxjerrësh nga baraspesha, të na mposhtësh, të na hutosh. Është shumë lehtë. Ndodhi ndaj Leeds. Duhet ta kuptojmë pse dhe të gjejmë zgjidhje”.

Humbja ishte e rëndë për Blutë, pasi në rast se Arsenali fiton ndaj Aston Villas nesër (e mërkurë) do të krijojë diferencë prej tetë pikësh ndaj rivalit londinez. /Telegrafi/