Please enter at least 3 characters.

Trump tregon nëse anulimi i bisedimeve nënkupton rifillimin e luftës

Presidenti Donald Trump tha se anulimi i planeve që dy nga këshilltarët e tij kryesorë të udhëtonin në Islamabad të Pakistanit për një raund të ri bisedimesh nuk do të thotë rifillim i luftës.

“Jo. Nuk do të thotë këtë. Ende nuk kemi menduar për këtë”, tha Trump në një telefonatë me Barak Ravid, gazetar i Axios dhe kontribues në CNN, kur u pyet nëse vendimi për të mos dërguar të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në Pakistan duhet të interpretohet si një hap drejt një raundi tjetër luftimesh.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë Fox News se ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin.

Raportohet se delegacioni iranian është larguar nga Islamabadi pasi është takuar me zyrtarë pakistanezë.

"Nuk do të bëjnë një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha kartat", deklaroi Trump.

"Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë", iu drejtua presidenti Witkoff dhe Kushner. /Telegrafi/