Trump shkatërron një pjesë të Shtëpisë së Bardhë për t'i hapur rrugë "sallës së artë të vallëzimit"
Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembej të hënën për t'i hapur rrugë sallës së praruar të ballove të presidentit Donald Trump me vlerë 250 milionë dollarë.
Dhe imazhet e publikuara nga mediat e huaja tregonin një ekskavator që po shkatërronte strukturën dikur të paprekur që ka qenë pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë për më shumë se një shekull.
Kur projekti i sallës së ballove u njoftua fillimisht, presidenti dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë sugjeruan që të paktën një pjesë e Krahut Lindor do të mbetej e paprekur.
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt u pyet drejtpërdrejt nëse Krahu Lindor do të shembej kur të publikoheshin planet.
Ajo tha se "ndërtimi i nevojshëm do të kryhet" dhe Krahu Lindor do të "modernizohet".
Trump përdori gjuhë të ngjashme në një postim në Truth Social të hënën në mbrëmje, pasi pamjet e prishjes filluan të qarkullonin.
"Plotësisht i ndarë nga vetë Shtëpia e Bardhë, Krahu Lindor po modernizohet plotësisht si pjesë e këtij procesi dhe do të jetë më i bukur se kurrë, kur të përfundojë!", tha Trump.
Trump njoftoi në korrik planet për të ndërtuar një sallë madhështore ballo prej 25,000 metrash katrorë për të akomoduar darka shtetërore dhe ngjarje të tjera zyrtare.
Salla e re e ballo supozohet të financohet privatisht, me vetë Trumpin që kontribuon.
Donatorët përfshijnë titanët e Silicon Valley, Apple dhe Google, gjigantin e mbrojtjes Lockheed Martin dhe ofruesin e telekomunikacionit, T-Mobile.
Krahu Lindor, në formën e tij origjinale, u ndërtua në vitin 1902 gjatë mandatit të presidentit Theodore Roosevelt, fillimisht si një strukturë e vogël që shërbente si hyrje për publikun.
Që atëherë është zgjeruar dhe modifikuar, veçanërisht me shtimin e një kati të dytë në vitin 1942 për të siguruar zyra për Zonjën e Parë, Eleanor Roosevelt dhe stafin e saj. /Telegrafi/


