Please enter at least 3 characters.

Trump: Nuk e lejojmë Iranin që të ketë armë bërthamore

2020/01/aa28cfa3-3481-48f5-9ffe-a2756817eeb0-scaled.jpg
273:"President Donald Trump addresses the nation from the White House on the ballistic missile strike that Iran launched against Iraqi air bases housing U.S. troops, Wednesday, Jan. 8, 2020, in Washington, as Vice President Mike Pence and others looks on. (AP Photo/ Evan Vucci)
2:"AP

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi i është drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Ai tha se nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore, transmeton Telegrafi.

“Për sa kohë unë të jem president i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, tha Donald Trump.

Ai po ashtu komentoi edhe sulmin që Irani i bëri bazës ushtarake në Irak.

“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit, asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.

“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump. /Telegrafi/