Please enter at least 3 characters.

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

2020/09/1-85.jpg
458:"U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the James S. Brady Press Briefing Room at the White House in Washington D.C., U.S., on Friday, Sept. 4, 2020. Trump today on Twitter celebrated the August jobs report that showed modest gains which also included warning signs as the coronavirus pandemic persists and congressional leaders spar over future economic relief packages. Photographer: Chris Kleponis/Polaris/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Ende pa kaluar disa javë që kur ndihmoi në arritjen e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan Fox News.

Nominimi është konfirmuar nga Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit norvegjez i cili theksoi se përpjekjet e Trumpit për të shuar konfliktet nëpër botë e bëjnë personin adekuat për këtë çmim, transmeton Telegrafi.

“Për meritat e tij, mendoj se ai ka bërë më shumë duke u munduar të krijoj paqe mes kombeve sesa çdo person tjetër i nominuar për çmimin Nobel për Paqe”, ka shtuar Tybring-Gjedde, i cili tash e katër mandate është anëtar i Parlamentit norvegjez dhe ka shërbyer si përfaqësues i delegacionit norvegjez në Parlamentin e NATO-s i cili  foli ekskluzivisht për Fox News.

Në letrën dërguar Komisionit për çmimin Nobel, Tybring-Gjedde, ka shkruar se administrata e Trumpit ka luajtur rol kyç në stabilizimin e raporteve mes Izraelit dhe EBA-së.

“Siç edhe është pritur, vendet e tjera të Lindjes së Mesme do të ndjekin hapat e EBA-së, kjo marrëveshje do të mund të ndryshonte lojën që do ta kthente Lindjen e Mesme në një rajon të bashkëpunimit dhe prosperitetit”, thuhet në letër. /Telegrafi/