Troja godet keq politikanët, ja kënga e parë e albumit të ri (Video)
26/12/2015
Rock grupi Troja ka vazhduar me super këngët, tash në kuadër të albumit të ri “One”.
Duket se albumi i ri “One” që po lansohet këtë fundjavë përmban këngë që shtjellojnë realitetin social shqiptar, transmeton Telegrafi.
Por, kënga “A e man n’men” godet keq jo vetëm politikanët, por mbarë shoqërinë.
Harresa e të kaluarës dhe pozita që jemi sot pa kujtuar ku kemi qenë deri dje, për të bërë më mirë për të sotmen është edhe lajtmotivi i këngës së parë të lansuar nga grupi.
Tashmë nga publiku po pëlqehet shumë kjo këngë. /Telegrafi/


