Triovetura: Platforma ku mund të bleni vetura nga Korea në Kosovë
Triovetura si platforma e parë në tregun shqiptar, ka sjell risi në mënyrën e blerjes së veturave, në një treg ku siguria dhe garancioni janë thelbësorë.
Tashmë ka me qindra vetura të dorëzuara tek klientët të cilët kanë blerë përmes platformës Triovetura.
Triovetura.com është platforma që ofron blerje 100% online të veturave nga Korea. Ku ju keni mundësinë të kërkoni veturën sipas dëshirës tuaj, të gjitha nga komoditeti i shtëpisë suaj. Pa stres dhe me siguri të plotë.
Triovetura ofron mbi 100,000+ vetura nga brendet më të mëdha siAudi, Mercedes, BMW dhe Volkswagen. Veturat mund t’i kërkoni sipas prodhuesit , modelit, vitit, ngjyrës, kilometrave dhe çmimit. Çdo veturë shfaqet me fotografi, veçori opsionale, historik të aksidenteve dhe pjesëve të ndërruara apo të riparuara.
Të gjitha veturat gjenden në Kore, ku pas përzgjedhjes tuaj ato importohen në Kosovë tek ju me anë të Trioveturës e cila merret me çdo detaj. Nga inspektimi i detajuar i veturës nga mekanikë profesionistë, rregullim i dokumenteve, transporti nga Korea deri në Prishtinë dhe dorëzimi i veturës tek klienti, e gjithë kjo me garancion në çdo hap.
Çdo veturë e porositur përmes Triovetura vjen me garanci të plotë, duke siguruar klientët për cilësinë dhe besueshmërinë e veturave. Kjo është pjesë e angazhimit të kompanisë Triovetura, për të krijuar një përvojë të besueshme dhe të qetë për çdo blerës.
Triovetura kombinon përvojën e importit të automjeteve me teknologjinë e avancuar të platformave online, duke krijuar një eksperiencë moderne dhe të lehtë për klientët, ku gjithëçka është e qartë dhe transparente.
Përveç çmimeve më të mira në treg, Triovetura ofron edhe garancion gjithëpërfshirës për çdo veturë, duke ju bërë ju të ndiheni rehat dhe të sigurt me blerjen e veturës tuaj!
Për më shumë informata, mund të shkruani në Whatsapp +38343811868ose të telefononi në numrin 038703890 apo të vizitoni zyrën e Triovetura në Prishtinë.


