Please enter at least 3 characters.

Tri mënyra për të kombinuar fundin e palosur për një stil atraktiv dhe modern

30:"commercial fashion photography
10:"Jay Mawson

Xhakata për elegancë, polo bluzat për kontrast dhe xhemperët për rehati - ju sjellim tre mënyra se si ta stilizoni fundin plis dhe të dukeni trendi në çdo rast këtë vjeshtë.

Gjatë Javës së Modës në Kopenhagë, influencueset e modës shfaqën shumë kombinime të veçanta, por një veshje ra më së shumti në sy: fundi palosur, të cilin e veshi edhe Anne Hathaway gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit The Devil Wears Prada.

Nga eleganca te rehati sportive, zbulo si ta stilizosh fundin e palosur këtë sezon.

Ja tre mënyra se si këtë sezon mund ta mbani fundin plis dhe të dukeni elegante, moderne dhe plot stil.

1. Xhaketa

Me afrimin e vjeshtës 2025 dhe rënien e temperaturave, është koha e duhur për të rikthyer xhaketat nga garderoba. Një fund i gjatë, qoftë midi apo maksi, kombinohet në mënyrë perfekte me një sako të gjerë. Një rrip efektiv në bel dhe çizmet prej lëkure të stilit kauboj e kompletojnë dukjen. Ky është një stil që përshtatet si për Javën e Modës në Kopenhagë, ashtu edhe për zyrë ose një dalje në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

2. Polo bluza

Një tjetër provë se fundi plis shkon me gjithçka është kombinimi me polo bluzë. Në pamje të parë duket i papërshtatshëm, por në fakt është mjaft elegant. Fundi plis i jep finesë veshjes, ndërsa polo bluza sjell një kontrast sportiv dhe të çlirët. Një xhemper i lehtë i hedhur mbi supe e plotëson dukjen - ideale për një ndeshje tenisi ose për një shëtitje të relaksuar.

3. Xhemperi

Për estetikë, kombinoni fundin me një xhemper të lehtë, çorape të gjata dhe atlete të rehatshme. Qoftë me kopsa apo pa to, xhemperi në ngjyra pastel përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me fundin plis, duke krijuar një stil të thjeshtë por me nuanca të “luksozit të heshtur”. /Telegrafi/