Please enter at least 3 characters.

Tri aksidente në rajonin e Gjilanit, lëndohen katër persona

2021/12/aksident-1-e1640451265393.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Gjilanit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tre aksidente ku janë lënduar katër persona.

Aksidentet kishin ndodhur mes një kamioni dhe një motoçiklete dhe mes dy veturave.

Raportet sipas policisë:Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 14.05.2022 – 10:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.Fsh. Verban, Viti 14.05.2022 – 16:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital./Telegrafi/