Please enter at least 3 characters.

“Trepça”: Minatorët e Artanës dhe Kishnicës ndërpresin grevën

2023/08/Trepca-Minatoret-foto-ridvan-slivova-telegrafi-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ndërmarrja “Trepça Sh.A” ka njoftuar se minatorët e Artanës kanë ndërprerë grevën.

Kështu kanë bërë të ditur ata përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës”, thuhet në njoftim.

Trepça e ka cilësuar si vendim të duhur dhe shumë të drejtë nga minatorët dhe punëtorët e Kishnicës dhe Artanës.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës. Ata po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullt, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes. /Telegrafi/