Trendafilova më 4 maj flet për ecurinë e punës së Gjykatës Speciale
28/04/2017
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova do të mbajë konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë, më 4 maj 2017, në orën 14:00.
Gjatë takimit të saj të parë me mediat, kryetare Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.


