Please enter at least 3 characters.

Trend i çuditshëm po pushton Japoninë - Coca Cola me kikirikë

Një zakon i pazakontë po bëhet viral në Japoni: njerëzit po shtojnë kikirikë në pijet e tyre të gazuara, duke krijuar një kombinim të veçantë ëmbël-kripë.

Megjithëse duket i pazakontë për shumicën, ideja nuk është e re. Në jugun e Shteteve të Bashkuara, banorët e kanë praktikuar këtë për dekada, duke argumentuar se kripa përforcon shijen, ndërsa soda e gazuar zbut kikirikët, duke krijuar një kombinim të veçantë.

Përdoruesit që kanë provuar këtë kombinim thonë se shija është “një balancë perfekte midis ëmbëlsisë dhe kripës”, ndërsa disa të tjerë e gjejnë të çuditshme dhe të papëlqyeshme.

Megjithatë, ata që e provojnë zakonisht mbeten të “varur” pas tij.

Ky trend po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, duke ndarë reagime të ndryshme nga përdoruesit: nga kurioziteti deri te habia e vërtetë për këtë kombinim të pazakontë. /Telegrafi/