Please enter at least 3 characters.

Tre të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë

2019/10/931D-te-shtena-me-arme-ne-gjakove-plagoset-nje-person.jpg

Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të ketë ndodhur në orën 00:24 në Mitrovicë, kur një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ndaj tre personave.

“Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovar janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar  i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja  dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit, kurse rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/