Tre krerët institucional të Kosovës në ceremoninë e festimit të pavarësisë në Vlorë
28/11/2022
Tre krerët institucional të Kosovës po marrin pjesë në ceremoninë e festimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, krye parlamentari, Glauk Konjufca, krahas homologëve të tyre në Shqipëri vendosën kuroran lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.
Derisa u bë ngritja e flamurit kombëtar, liderët parakaluan nën shoqërinë e gardës ceremoniale në Shqipëri.
Shqipëria sot feston Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit. /KP/


