Please enter at least 3 characters.

Tre gjigantët anglezë në garë për talentin e Wolvesit, ai kushton 80 milionë euro

Mateus Mane po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha të Ligës Premier, me një transferim që mund të arrijë deri në 80 milionë euro.

18-vjeçari i Wolverhampton Wanderers ka bërë një ngritje të shpejtë që nga integrimi në ekipin e parë, duke regjistruar 26 paraqitje zyrtare, me 2 gola dhe 2 asiste. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të elitës angleze.

Sipas raportimeve të Caught Offside, tre klube të mëdha, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë nisur të ndjekin nga afër talentin e ri, i cili spikat për teknikën, inteligjencën taktike dhe shkathtësinë në disa pozicione sulmuese.

Megjithatë, një marrëveshje e mundshme nuk do të jetë e lehtë. Wolverhampton Wanderers e ka të lidhur lojtarin me kontratë deri në vitin 2029 dhe raportohet se mund të kërkojë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

I lindur në Barreiro të Portugalisë dhe me shtetësi të dyfishtë angleze, Mane mund të përballet në të ardhmen edhe me një zgjedhje të rëndësishme në nivel përfaqësuesesh, mes Portugalisë dhe Anglisë, nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi. /Telegrafi/