Please enter at least 3 characters.

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian vendosin gjerdan me emrat e njëri-tjetrit

2021/09/kourtney-kardashian-travis-barker-91-e1632207448585.jpg

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker po e mbajnë njëri-tjetrin afër zemrës.

Pas debutimit si çift në MTV VMAs, zogjtë e dashuruar treguan gjerdanët me rruaza me emrat e njëri-tjetrit.

Themeluesja e Poosh ndau fotografi të bizhuterisë së veçantë në Instagram, duke etiketuar Veronique Vicari Barnes - të cilës aj  më parë i referohej si "shoqja më e mirë e shkollës së mesme" - dhe markën e saj, Jewelry by Veronique.

Bateristi i grupit Blink-182, nga ana tjetër, kishte të shkruar "Kourtney" së bashku me rruaza në formë kryqi dhe kafke.

Barker dhe Kardashian nuk janë të famshmit e parë që veshin bizhuteri me temën e lidhjes.

Më herët gjatë verës Jennifer Lopez dhe Bella Thorne debutuan me gjerdan "Ben" kushtuar të dashurve, Ben Affleck dhe Benjamin Mascolo.

Sa i përket Kourtney dhe Travis, aksesorët me rruaza nuk janë e vetmja mënyrë për të treguar dashurinë e tyre. Dyshja ndajnë rregullisht detajet intime të marrëdhënies së tyre me ndjekësit. /Telegrafi/