Tottenhami favorit për transferimin e Hysajt
240:"VERONA, ITALY - APRIL 14: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between Chievo Verona and SSC Napoli at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 14, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images
20/07/2019
Tottenham Hotspur thuhet se janë favoritët për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, përpara Romës dhe Atletico Madridit.
Klubi i njohur spanjoll, Atletico Madrid u tërhoq nga gara për shqiptarin pas blerjes së Kieran Trippier nga Spurs.
Për ironi, Tottenham tani po shikon kapitenin e Shqipërisë si një zëvendësues ideal për të larguarin Trippier.
Sipas mediumit italian Radio Kiss Kiss, klubi nga Liga Premier është tani favoritë për Hysajn, megjithëse interesi i Romës mbetet gjithashtu në garë.
Napoli po kërkon 25 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili mund të luajë në të djathtë ose në të majtën e mbrojtjes. /Telegrafi/


