Please enter at least 3 characters.

Tottenhami cakton çmimin e Eriksenit

2019/08/Eriksen-Tottenhami-e1566658100351.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 14: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and AFC Bournemouth at Wembley Stadium on October 14, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur kanë vendosur tashmë një çmim për të shitur mesfushorin Christian Eriksen, përpara afatit të 2 shtatorit.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, menaxheri Mauricio Pochettino dhe kryetari i klubit Daniel Levy diskutuan pozicionin e tyre në lidhje me Eriksen në një takim të premten.

Me afatin kalimtar të transferimeve në Spanjë, Itali dhe Francë të vendosur të hyj në javën e fundit, drejtuesit e Spurs duan ta shfrytëzojnë dhe ta shesin danezin.

Levy do të dëshirojë të fitojë para për një lojtar, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Pochettino beson se skuadra e tij është më e mirë me Eriksenin në të.

Eriksen llogaritet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë momentalisht (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Real Madridi, Atletico Madridi dhe Juventusi janë në mesin e klubeve që po e përcjellin situatën e Eriksenit.

Klubi londinez është gatshëm të shes yllin e tyre për një shifër prej 50 milionë funtesh. /Telegrafi/