Please enter at least 3 characters.

Torreira konfirmon se do t'i bashkohet Arsenalit

2018/07/LucasTorreiraSamp-1-e1531117662580.jpg
251:"VERONA, ITALY - SEPTEMBER 20: Lucas Torreira of UC Sampdoria looks on during the Serie A match between Hellas Verona FC and UC Sampdoria at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on September 20, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, ka konfirmuar se është pranë kompletimit të transferimit te Arsenali, ku pritet t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

22-vjeçari që nga viti 2015 ka qenë në pronësi të Sampdorias, ndërsa tash do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

(Foto: Getty Images)

Babai i tij kishte thënë më herët se lojtari mund të transferohet në Emirates pas përfundimit të Kampionatit Botëror dhe tashmë kombëtarja e tij është eliminuar (në çerekfinale nga Franca) dhe rrugët janë të hapura që të ndodhë transferimi.

"Kjo është një mundësi shumë e mirë dhe nuk dua ta humb", ka deklaruar Torreira për Telenoche.

Në rast të transferimit, ai do t'u bashkohet emrave, si Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno e Sokratis Papastathopoulos, që këtë verë i janë bashkuar Arsenalit.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti, i cili luan si lojtar defensiv, u transferua te Sampdoria në vitin 2015 nga Pescara, mirëpo në sezonin e parë qëndroi i huazuar te klubi, ku edhe ishte angazhuar si i ri.

Klubet 18 de Julio dhe Montevideo Wanderers janë skuadrat u i ka nisur hapat e parë si futbollist. /Telegrafi/