Top-lista e 200 albumeve më të mira, kush kryeson
Këngëtari kanadez i muzikës R&B, The Weeknd, po qëndron në pozitën e parë të top listës së 200 albumeve më të mira në Amerikë, për të dytën javë me radhë.
“Beauty Behind the Madness” që është albumi i dytë i artistit, u shit në 144.000 kopje gjatë fundjavës dhe këngët e tij janë shkarkuar online më shumë se 52 milionë herë.
Ky është një sukses i madh për një artist relativisht të ri në skenën muzikore, i cili dita-ditës po i fiton zemrat e shumë adhuruesve në mbarë botën.
Rokerët e muzikës ‘Heavy metal’, “Five Finger Death Punch”, gjenden në pozitën e dytë të kësaj liste, me albumin e tyre të fundit, “Got Your Six,” i cili i shiti gjithsej 119.000 kopje, transmeton koha.net. E pas tyre, në vendin e tretë gjendet albumi i reperit Travis Scott, “Rodeo”, me 85 mijë kopje të shitura.
Top-pesëshen e top listës “Billboard” e plotësojnë grupi veteran “Iron Maiden,” me albumin e ri më titull “Book of Souls” që u pozicionua në vendin e katërt, ndërsa pas tij në vendin e pestë u rendit aktori australian, i shndërruar në këngëtar, Troye Sivan, me albumin e titulluar “Wild”.


