Toney konfirmon lidhjen e re të dashurisë, zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën
Foto: Instagram
12/07/2026
Toney i Big Brother VIP Kosova 4 ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.
Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar fotografi krah partneres, e cila është blogerja Ega Islami.
Dyshja duken të lumtur me njëri-tjetrin, derisa me këtë edhe u kanë dhënë fund zërave që po fliten prej kohësh.
"Më në fund", thuhet në postimin e shpërndarë në Instagram.
Kjo tregon se ka pasur aludime që një kohë, por që tani kanë vendosur të shfaqen publikisht.
Toney sivjet mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother, ku fitues u shpall Londrim Mekaj.
Ai edhe sa ishte brenda tregoi vlera dhe është pëlqyer për lojën që ka krijuar brenda. /Telegrafi/


