Please enter at least 3 characters.

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

2019/12/termet-3-768x432-2.jpg

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Po ashtu sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit.

Ndërkohë thellësia e lëkundjeve ishte 2 km.

Kujtojmë se tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetra banesa të kthyer në gërmadha.