Please enter at least 3 characters.

Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut

Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.

Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) - VIDEO.

Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6').

Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.

Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.

Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh./Telegrafi