Please enter at least 3 characters.

Tifozi i Manchester United djeg fanellën e klubit pas zhgënjimit me afatin kalimtar, kërkohet largimi i shefit ekzekutiv Woodward

2019/08/1200-7.jpg

Dita e fundit e afatit kalimtar erdhi dhe shkoi, me Manchester Unitedin, që nuk nënshkroi me asnjë lojtar.

Madje Romelu Lukaku u largua duke kaluar në Itali te Interit.  Disa ditë më parë, pritej që Lukaku të ndërrohej me Paulo Dybalan, por kjo nuk ndodhi.

Dhe për fat të keq për tifozët e United, klubi nuk ishte në gjendje të blejnë të emër tjetër, që flitej si Christian Eriksen, apo edhe Bruno Fernandes.

Lukaku te Inter (Foto: FC Inter)

Kjo është pritur me zhgënjim nga tifozët. Sidoqoftë, një tifoz duket se e ka marrë më shumë seriozisht këtë gjë.

Përdoruesi i Twitter, postoi një video duke e djegur fanellën e United dhe duke ia bashkangjitur një mesazh.

https://twitter.com/OttisSnr/status/1159450746569580544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1495872-fan-burns-his-manchester-united-shirt-after-deadline-day-disappointment

"I dashur @ManUtd. Unë jam i zemëruar. Klubi im i dashur është bërë për tu qeshur për shkak të atij njeriu [drejtori ekzekutiv Ed] Woodward”.

"Do ta shikoj sezonin e ardhshëm si neutral. Nuk kam forcë të shoh përsëritjen e sezonit të kaluar, #WoodwardOut", shkroi ai.

Është e lehtë ta kuptosh dëshpërimin e tij.

Klubi në këtë verë u koncentrua në mbrojtje duke marrë lojtar si Aaron Wan-Bissaka e Harry Maguire. /Telegrafi/