Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Real Madridit rrethuan makinën e Rudigerit pas fitores ndaj Cityt, veprimi i gjermanit do t’ju befasojë

Antonio Rudiger luajti shkëlqyeshëm në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.

Federico Valverde, kapiteni i Real Madridit dhe lojtari i gjithanshëm, luajti një ndeshje fantastike. Ai shënoi të tre golat në mënyrë efektive, në minutat e 20-të, 27-të dhe 42-të, por Rudiger bëri një paraqitje të shkëlqyer duke eklipsuar Erling Haalandin.

Falë mbrojtësit gjerman, Haaland u vu re vetëm kur doli nga fusha në minutën e 80-të duke bërë që gazeta Marca ta quaj atë "Don Antonio" për performancën e tij të shkëlqyer.

Rudiger, përveç leximit të shkëlqyer të lojës dhe shpirtit luftarak, është i njohur për ngritjen dhe ruajtjen e atmosferës në ekipin e Realit. Kjo është arsyeja pse tifozët e duan atë dhe Kjo ishte e dukshme pas triumfit ndaj Cityt.

Tifozët e Realit në rrugën pranë stadiumit Santiago Bernabeu e vunë re Rudigerin në makinën e tij dhe iu afruan. Ata rrethuan automjetin e tij dhe e tundën atë.


Rudiger e pranoi lojën me një buzëqeshje dhe madje kërcente dhe këndonte në makinë, për kënaqësinë e madhe të tifozëve.

Rudiger ka qenë te Reali që nga vera e vitit 2022. Ai ka fituar një La Liga, një Ligë të Kampionëve dhe një Kupë të Mbretit. Ai ka luajtur 171 ndeshje për Realin, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar për katër gola tjerë. /Telegrafi/