Please enter at least 3 characters.

Tifozët e mbushin Giuseppe Meazzan, Interi fiton shtatë milionë nga tri ndeshjet e para në shtëpi

2018/09/Interi.png

Interi ka fituar rreth shtatë milionë euro nga tre ndeshjet e para të sezonit në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në stadiumin Giuseppe Meazza.

Nerazzurrët kanë luajtur ndaj Torinos, Parmas dhe Tottenham Hotspur në shtëpi deri më tani këtë sezon.

Në këto dy ndeshjet e para të Serie A, të zhvilluara në shtëpi, Interi ka pasur një pjesëmarrje mesatare prej 57,529 mijë tifozëve.

Kundër Spurs në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma në stadium ishin plot 64,123 tifozë dhe kjo u shpërblye me një fitore 2-1.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, klubi zikaltër ka fituar rreth shtatë milionë euro nga të ardhurat në këto tri ndeshjet e para në shtëpi.

Rreth gjysma e këtij përfitimi erdhi nga përplasja e Ligës së Kampionëve, duke nënvizuar se pse Interi dëshiron të qëndrojë në San Siro me çdo kusht.

Milani mund të shikojë për të ndërtuar stadiumin e tyre, ndërsa Interi dëshiron të blejë Giuseppe Meazzan drejtpërdrejt nga këshilli i qytetit.

Ndeshja e radhës për Interin në shtëpi është ajo e datës 25 shtator ndaj Fiorentinës. /Telegrafi/