Thirrje raciste dhe ofenduese antishqiptare në ndeshjen e futbollit Pelisteri - Shkëndija në Manastir (Foto)
02/10/2016
Ekipi i Shkëndijës së Tetovës në këto momente është duke humbur ndeshjen e futbollit, si mysafir i ekipit të Pelisterit të Manastirit, me rezultat 1 me 0, njofton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, ajo çfarë bie në sy janë koret raciste që dëgjohen nga tifozët e Pelisterit. Ata kanë shpalosur parrullën ''Pravosllavie'', pra Ortodoksizëm.
Tifozët e Pelisterit ''Çkembari'' gjithashtu thërrasnin edhe ''Do t'u kryqëzojmë'', ''Shqiptar i mirë, shqiptarë i vdekur, si edhe thirrjen tashmë të njohur ''Shiptari'', edhe pse organizatori i ndeshjes u bëri thirrje për mbështetje korrekte dhe pa kore provokuese.
Organizatori paralajmëroi ndërprerje të ndeshjes nëse do të vazhdohet me thirrje të këtilla./Telegrafi/


