Please enter at least 3 characters.

Therje me thikë në Podujevë

2016/09/therje.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:32 në fshatin Lluga të Podujevës, një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër.

“Raportohet se për arsye të panjohura i dyshuari mashkull K-Shqiptar -i mitur ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar-i mitur, që të dy nxënës në shkollë fillore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/