Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një burrë në Prishtinë

2016/10/thike1-e1524478835761.jpg

Në lagjen Matiqan të Prishtinës dje ka ndodhur një rrahje rreth orës 19:45, me ç’rast edhe është therur një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar, shqiptarë, ku njëri është goditur me thikë”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut të përgjithshëm.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pasi janë intervistuar dërgohen në mbajtje.