Thaçi uron sportistët kosovarë
22/10/2014
Thaçi urimet e tij i shprehi si gjithmonë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook: Në vazhdim mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë:
“Sapo morra lajmin më të mirë të mundshëm nga Ministri i Sportit, Memli Krasniqi. Kosova është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Vendimi hap dyert për pjesëmarrje të Kosovës në Olimpiada dhe për pranim të sporteve në federata olimpike.
Kjo është ëndrra e gjeneratave të tëra të sportistëve Kosovarë dhe sot falënderojmë ata që gjatë kohërave më të rënda kanë mbajtur gjallë shpirtin olimpik. Urime Komitetit Olimpik të Kosovës, urime kryetarit Hasani, urime të gjithë sportistëve! Caku i radhës, olimpiada në RIO! HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/


