Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

2020/06/FSK-20-vjetori-i-clirimit-Hashim-Thaci-foto-Ridvan-Slivova-30.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në ditën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon 75 vjetorin e themelimit, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë”.

Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate.

Postimi i plotë i Thaçit:“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/