Please enter at least 3 characters.

Thaçi takon shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler

2020/02/Presidenti-Thaçi-takon-shefin-ekzekutiv-të-International-Development-Finance-Corporation-Adam-Boehler_1.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar kah e ardhmja, prandaj edhe po punon për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë.

“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet, kah prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi, që presin të shfrytëzohen.

International Development Finance Corporation (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane që ofron financim për projektet zhvillimore. /Telegrafi/