Please enter at least 3 characters.

Thaçi takim urgjent me ambasadorët e Quint-it

2017/03/Hashim-Thaci-takim-me-perfaqesuesit-e-subjekteve-politike-per-reformen-zgjedhore-foto-Ridvan-Slivova-31-e1488980557717.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet t'i takojë së shpejti ambasadorët e vendeve të Quint-it, për të diskutuar lidhur me projektligjin e FSK-së.

Kështu thonë brenda Presidencës.

"Takimi me ambasadorët e shteteve të Kuintit është planifikuar të mbahet para konferencës së presidentit Thaçi për mediat", ka konfirmuar për Telegrafin, Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.

Kabineti i Thaçit po ashtu ka njoftuar se Presidenti do të mbajë një konferencë për media në ora 18:00.

Ndryshe, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës. /Telegrafi/