Please enter at least 3 characters.

Thaçi kujton Enver Zymerin, në tetëvjetorin e rënies së tij: Rënia e tij i rrënoi ambiciet e Serbisë

2018/12/Hashim-Thaci-Konference-01-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-29-e1535108552372-780x439.jpg

Presidenti Hashim Thaçi sot ka kujtuar 8 vjetorin e rënies heroike në krye të detyrës së policit, Enver Zymeri.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e Kosovës.

“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë” ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/