Thaçi: I hedhi poshtë të gjitha pikat e aktakuzës
09/11/2020
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij.
"I hedhi poshtë të gjitha", deklaroi Thaçi.
Seanca ndaj Thaçit është duke vazhduar, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake deklaroi se në aktakuzën e Thaçit janë gjashtë pika kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.
Aktakuza ndaj Thaçit është konfirmuar më 5 nëntor./Telegrafi/


