Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Delegatët e 2 korrikut artikuluan me guxim dhe pjekuri politike vullnetin e qytetarëve

2018/05/Hashim-Thaci-Konference-01-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-29-e1535108552372.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

"Sot u bën 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë", shkruan Thaçi. /Telegrafi/