Tetë mite të lëkurës në dimër
Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji1. Sa më i dendur kremi, më shumë hidrim (lagështi)E vërteta: Koncentrimi nuk do të thotë gjithmonë hidrim optimal. Një mbidoze e lipideve (yndyrave) mund t’i mbyll qelizat e vdekura dhe ta bëj lëkurën të duket e vrazhdë. Krijimi i shtresave të serumit nën kremra e rrit lagështinë e lëkurës. Serumet janë të lehtë, por kanë përbërës të koncentruar mirë për absorbim ideal.
2. Qielli me re - më pak krem për t’u mbrojtur nga dielliE vërteta: Ozoni i dobësuar lejon më tepër rrezatim të rrezeve UV-B, pra një krem për diell është i nevojshëm për tërë vitin dhe retë bëjnë pak për të filtruar rrezet UV-A të cilat përshpejtojnë rrudhat në lëkurë. Duhet të përdorim një krem me spektër të gjerë SPF 15 (ose më lartë) për hidrim dhe mbrojtje.
3. Lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë për njomës (hidrim)E vërteta: klima e ftohët dhe e thatë ka ndikim në të gjitha llojet e lëkurës – edhe atë të yndyrshme. Pa një mbrojtje të shtuar, funksioni i mbrojtjes (e cila mban elementet e ndotjes dhe të tjerat elemente të dëmshme larg dhe lagështinë brenda) prishet.
4. Më shumë balsam pengon çarjen e buzëveE vërteta: Vetëm nëse është balsami i duhur. Disa nga përbërësit mund të kenë një efekt negativ. Vaji mineral (vazelina) krijon një film artificial në buzë, dhe sinjalizon lëkurën për të ndaluar prodhimin e lipidëve, ndërsa parfumi dhe ngjyra mund të thajnë lëkurën.
6. Lëkura juaj do të përfitojë në qoftë se ju qëndroni në shtëpiE vërteta: e vërtetë, temperaturat e ftohta ekstreme marrin lagështinë nga lëkura. Por të izoluar brenda ku ngrohja qendrore punon në maksimum, mund ta dëmtojë lëkurën njësoj. Pra, kënaquni në ajër të freskët, pastaj bëni atë që mundeni për të shtuar lagështinë e ajrit në shtëpi.
7. Dimri është koha më e mirë e intervenimeve në lëkurëE vërteta: Në fakt, dimri është një ndër kohët më të përshtatshme për të filluar trajtimet me laser, si heqja e qimeve apo heqja e qelizave të vdekura, sepse lëkura para laserit nuk duhet të jetë e nxirë dhe pas laserit nuk toleron ekspozim në diell.
8. Erërat i japin lëkurës një shkëlqim natyror dhe të shëndetshëmE vërteta: Varet nëse ju i konsideroni kapilarët e çarë në faqe “të dëshirueshëm” - gjë që bëhet nga ekspozimi i rregullt në erërat e forta. Dëmi më i madh që mund të shkaktojnë erërat janë skuqjet e përhershme ne fytyrë. Pra, para ekspozimit në erë, duhet përdorur krem mbrojtës dhe duhet mbuluar me shall.
/Telegrafi/


